Referendumi në Moldavi për të përfshirë në kushtetutë një kurs pro-Bashkimit Evropian po ndodh “nën ndërhyrjen e paprecedentë të Rusisë”, tha sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.
“Ndërhyrja në zgjedhje nga Rusia për të destabilizuar proceset demokratike në Republikën e Moldavisë është vërejtur për një kohë të gjatë”, tha zëdhënësi.
Votimi u zhvillua të dielën. “Akuzat për blerje votash në Moldavi, transportimi i votuesve me autobusë dhe fushatat masive propagandistike nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj në vend janë disa nga shembujt e fundit”, tha ai.
Ish-republika sovjetike e Moldavisë me sa duket ka votuar me një shumicë të vogël për të përfshirë në kushtetutë një kurs pro-Bashkimit Evropian, megjithëse rezultati nuk është përfundimtar.
“BE është e vendosur të mbështesë rritjen ekonomike të Moldavisë dhe reformat demokratike si një fqinj shumë i rëndësishëm dhe një vend kandidat për t’u bashkuar me bllokun”, shtoi zëdhënësi. /ATSH-DPA/