Rana e Hedhun plot me vizitorë edhe në tetor

Të huajt e preferojnë zonën për natyrën e bukur dhe qetësinë në këtë periudhë

Jemi në tetor dhe plazhi është plot me vizitorë.

Një prej zonave të preferuara është Rana e Hedhun në Lezhë. Të huajt janë kryesisht nga Gjermania Holanda apo Austria. Kjo periudhë është ideale për pushime për shkak të qetësisë.

Besnikë të bregdetit të Lezhës janë shqiptarët e Kosovës.

Rana e Hedhun është një nga zonat bregdetare më të preferuara në Lezhë dhe preferohet kryesisht për qetësinë dhe natyrën e mrekullueshme./Tv Klan

Read Previous

Hamasi mund të emërojë liderin e ri nga jashtë Gazës

Read Next

Punëtorë të KEK-ut paralajmërojnë protestë për të enjten