Osmani dhe Hargreaves diskutojnë për zhvillimet në vend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas komunikatës së Presidencës, në këtë takim, u diskutua edhe rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes, mbrojtjes dhe ekonomisë.

“Presidentja Osmani vuri në pah rëndësinë e forcimit të mëtejmë të raporteve të ndërsjella dhe koordinimit të vazhdueshëm për të adresuar sfidat e përbashkëta”, thuhet në komunikatë./rtklive

Read Previous

Kapen armë e boksa të hekurit në autobusin me nxënës në Ferizaj

Read Next

Freedom House: Liria globale e internetit shënoi rënie për të 14-tin vit radhazi