Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa shiten dhe blihen dollari dhe paundi

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Ajo blihet këtë të shtunë, 12 tetor, me 98.4 lekë dhe shitet me 99 lekë.

Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë, ku në tregun valutor blihet me 89.7 lekë dhe shitet me 90.7 lekë.

Paundi britanik qëndron në të njëjtat nivele, ku blihet me 117.2 lekë dhe shitet me 118.3 lekë.

Ndërkaq, franga zvicerane blihet me 104.4 lekë dhe shitet me 105.4 lekë. /Euronews.al/

Read Previous

Interi i qëndron pranë Inzaghit ndërsa presioni jashtë fushës rritet

Read Next

Balluku: Sezon për t’u mbajtur mend, turizëm edhe në zonat malore