Shoqata “Bereqeti” në bashkëpunim me komunën e Gjakovës kanë bërë përzgjedhjen e disa familjeve për t’u dalë në ndihmë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Hoxhë Abdurrahman Bejtullahu nga “Bereqeti” duke falënduruar donatorët tregoi më tepër mbi kampanjën e Ramazanit.
Nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjakovës thanë se ky bashkëpunim me “ Bereqetin” ka rezultuar i frytshëm.
Falenderues u shprehën edhe ata që morën pako ushqimore në këto kohë të vështira.
“Bereqeti” dhe komuna e Gjakovës u zotuan të punojnë së bashku, në mënyrë që të ndihmohen të gjitha familjet nevojtare.