Kurti dhe Maqedonci takojnë ministrin e Mbrojtjes së Estonisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Poloni në Forumin e Varshavës për Siguri.

Në ditën e dytë të këtij forumi, ata e kanë takuar ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur.

Temë e diskutimit ishte siguria, derisa u vlerësua se mbështetja e Estonisë është jetike për Kosovën.

“Me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci e nisëm ditën tonë të dytë në Forumin e Varshavës për Siguri (WSF) me një takim produktiv dhe gjithëpërfshirës me Ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur. Së bashku, ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin. Mbështetja e Estonisë është jetike derisa ne forcojmë aftësitë mbrojtëse të Kosovës dhe kontribuojmë në stabilitetin rajonal”, shkroi Kurti në X./Klankosova.tv

Read Previous

Franca planifikon të zgjasë kontrollet kufitare për të frenuar migracionin e parregullt

Read Next

SBASHK-u dorëzon Draft-kontratën e re të arsimit në MASHT