PDK do të mbajë sot konferencë për media

Partia Demokratike do të mbajë sot konferencë për media.

Partia Demokratike e Kosovës të hënën do të mbajë konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të dërguar për media nga ky subjekt politik.

Konferenca do të fillojë nga ora 11:30.

Arsyeja e mbajtjes së kësaj konference nuk është bërë e ditur.

Ditëve të fundit zyrtarë të këtij subjekti opozitar, kanë kritikuar Qeverinë Kurti për masat rigoroze anti-COVID teksa funksionarë të Lëvizjes Vetëvendosje po marrin pjesë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Read Previous

PayPal paralajmëron se Bitcoin mund të jetë një ‘armë’ kineze kundër dollarit të ShBA-së

Read Next

Ndërroi jetë ish-deputeti i LDK-së