Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon
Një stuhi kritikash ka shpërthyer në drejtim të Qeverisë së Kosovës për dy skandale të mëdha që kanë lënë punëtorët e sektorit publik të papaguar dhe ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me zgjidhje alternative për sigurim të ushqimit.
Nga thirrjet për kërkim falje e deri te thirrjet për protesta kolektive ishin disa nga reagimet e opozitës.
Ditëve të fundit u raportua lidhur me dështimin e ekzekutimit të pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator.
Skandali ishte si pasojë e skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, ku pa nënshkrimin e këtij të fundit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.
Po ashtu, u raportua se në FSK kishte plasur një skandal. Kontrata që i skadoi operatorit të deriatëhershëm më 30 shtator, e ka lënë FSK-në pa një operator tjetër që do të siguronte ushqimin.
Por cila është zgjidhja e qeverisë?
Angazhimi i punëtorëve të Mensës së Studentëve që të udhëtojnë në kazerma për t’ua përgatitur ushqimin ushtarakëve.
Sipas një dokumenti të publikuar, e që u është shpërndarë departamenteve brenda Ministrisë së Mbrojtjes, ky dikaster do të sigurojë transportin e tyre, raporton Nacionale./Sinjali/