Anthony Joshua, kampioni i botës në peshën e rëndë (WBA, WBO, IBF) ka bërë një
postim në rrjetet sociale në lidhje me duelin e madh të unifikimit të titujve
kampionë të këtij Divizioni me Tyson Fury (WBC). Dy boksierët britanikë pritet të
duelojnë këtë verë, por ende nuk ka një datë dhe vend të saktë.
Duke folur për këtë çështje, Joshua shkruan: “Këtë pasdite mora lajme pozitive. Mora
zyrtarisht ofertën e parë për duelin e kampionit të padiskutueshëm të botës në
peshën e rëndë. Do të jem fitues me dëshirën e Zotit. Tani nuk ke më vend për t’u
fshehur. Po vij për ty”.
Joshua bën me dije se së shpejti do të bëjë publike të tjera lajme në lidhje me këtë
duel, që pritet të zyrtarizohet brenda kësaj jave. Dy boksierët kanë nënshkruar
paraprakisht kontratën dhe këtë vit pritet të zhvillohen dy sfida: njëra në verë dhe
tjetra në dimër.