Ndeshja ndaj Leverkusen, Kompany: Aspak e lehtë ndaj ekipit më të mirë të 12 muajve të fundit

Në konferencën për shtyp, trajneri Vincent Kompany bëri një parashikim për supersfidën kundër Bayer Leverkusen.

Rreth ndeshjes së madhe me Leverkusenin:
“Jemi shumë të emocionuar, është një ndeshje e rëndësishme. Në fakt, të rëndësishme ishin edhe ndeshjet e mëparshme. Paraqitjet tona të deritanishme na kanë dhënë besim, dhe mezi presim ta luajmë këtë ndeshje.”

Për stilin e lojës:
“Bayerni gjithmonë dëshiron të dominojë. Qasja jonë duhet të jetë gjithmonë dominuese. Bayerni duhet të imponojë lojën e vet. Nëse një ekip arrin ta parandalojë këtë, meriton respekt të madh. Është thelbësore që ta fitojmë këtë ndeshje në shtëpi, pasi shumë njerëz donin bileta dhe duam të tregojmë më të mirën.”

Për suksesin e Leverkusenit sezonin e kaluar:
“Ata arritën diçka të veçantë sezonin e kaluar, ishte interesante për t’u parë. Pikërisht kjo e bën këtë ndeshje emocionuese. Do të luajmë kundër një ekipi që ka bërë gjëra të jashtëzakonshme.”

Përgatitjet për ndeshjen:
“Kemi analizuar shumë ndeshje të Leverkusenit, por gjithmonë përqendrohemi te pikat tona të forta. E rëndësishme janë idetë që kemi. Leverkusen është një ekip i mirë dhe do të bëjmë gjithçka për ta mbështetur ekipin bashkë me tifozët, në mënyrë që të shtunën të përjetojmë një ditë të veçantë futbolli.”

Kalendarin e Bayern Munich:
“Ndeshja e radhës është ajo që ka rëndësi në futboll. Kemi shënuar 20 gola në 3 ndeshjet e fundit, por detyra ime është të përmirësojmë lojën. Çdo gjë është e mundur kundër Leverkusenit, dhe ne do të përgatitemi për të dhënë maksimumin.”

Opinion për Jamal Musiala dhe Florian Wirtz:
“Të dy janë lojtarë që më sjellin gëzim si futbolldashës. Për lojtarë si ata ia vlen të vihet në stadium. Musiala është një faktor i rëndësishëm për Bayern Munich.”

Rikthimi i mundshëm i Neuer në ekipin kombëtar:
“Kjo është një vendim personal i tij. Ai duket shumë i lumtur dhe në formë të mirë. Nuk kemi diskutuar për këtë çështje së fundmi.”

Motivimi për një ndeshje të këtij niveli:
“Leverkusen është kampion në fuqi dhe vjen në ‘Allianz Arena’ me këtë status. Ne jemi në krye të tabelës për momentin dhe kemi mundësinë të bëjmë diçka të madhe për tifozët tanë.”

Read Previous

Për tetë muaj afër 4 mijë vepra penale në Prishtinë

Read Next

Rama publikon fjalimin në OKB në mbështetje të fuqishme ndaj Kosovës