Ideja e krijimit të një Shteti Sovran Bektashi në Shqipëri ka ngjallur reagime dhe debate të shumta në studiot mediatike. Për këtë ngjarje ka reaguar për Euronews Albania edhe Delegacioni i BE-së.
Në reagim thuhet se në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar por nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.
“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”,-thuhet në reagim. /Euronews.al/