Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në konfliktin me Rusinë dhe ky pozicion nuk do të varet nga veprimet e administratës së re amerikane, tha kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, në Nju Jork.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Bashkimi Europian po përgatitet të ndryshojë politikën e tij për ndihmën ndaj Ukrainës në rast se kandidati republikan Donald Trump zgjidhet president në zgjedhjet e nëntorit në SHBA, Borell tha se nuk e di se çfarë do të bëjë administrata amerikane, por që për momentin, mbështetja e Bashkimit Europian, ushtarake, civile, ekonomike, financiare dhe humanitare është më e madhe se ndihma e SHBA-së.
“Deri më tani kemi ndarë më shumë se 100 miliardë euro, prej të cilave 45 miliardë janë ndihmë ushtarake”, tha Borell. /abcnews.al