SHBA/ Protesta kundër mbështetjes ushtarake amerikane për Izraelin

Creator: Mike Blake | Credit: REUTERS

Protesta kundër mbështetjes ushtarake amerikane për Izraelin u mbajtën në disa qytete amerikane dhe aktivistët e paqes kërkuan një embargo ndaj eksporteve të armëve në Izrael.

Dhjetra protestues u mblodhën në Sheshin Herald të Nju Jorkut të martën mbrëma duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Larg duart nga Libani tani” dhe “Nuk do të ketë një luftë amerikano-izraelite në Liban”.

Demonstruesit brohorisnin “Larg duart nga Lindja e Mesme”, “Palestine e lirë” dhe “Biden, Harris, Trump dhe Bibi, askush nuk është i mirëpritur në qytetin tonë”. /abcnews.al

Read Previous

Venezuela lëshon urdhër arresti për presidentin e Argjentinës

Read Next

Borell: BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, pavarësisht kush fiton zgjedhjet amerikane