Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Dita e sotme është karakterizuar nga moti me diell dhe me temperatura që kanë lëvizur nga 7 deri në 24 gradë celsius.

Për nesër temperaturat do të variojnë nga 9 e deri në 25 gradë celcius, karakterizuar nga moti me diell.

11 deri në 26 gradë celsius parashihen vlerat e temperaturës gjatë së hënës, karakterizuar nga moti me diell e shoqeruar kohë pas kohe nga vranësirat.

Moti me diell dhe vranësira do të jetë edhe gjatë së martës me temperatura që do lëvizin nga 14 deri në 26 gradë celsius.

12 gradë celsius parashihet temperatura minimale gjatë së mërkurës kurse maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë celsius, karakterizuar nga moti me shi e vransira të pjesshme.

Mot me diell e vransira parashihet gjatë së enjtës shoqëruar nga temperatura 14 deri në 26 gradë celsius. Edhe ditën e premte do ta karakterizojë moti me diell dhe me temperatura që do të variojnë nga 14 deri në 26 gradë celsius. /tvsyrivision/

Read Previous

Ministri Hajrulla Çeku përcjell nga afër punimet në Muzeun e Muzikës në Gjakovë

Read Next

Eshtë mbajtur edicioni i 4-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Poezisë në Gjakovë