Konfiskohen katër armë të zjarrit në një fshat

Katër armë zjarri janë konfiskuar nga policia në fshatin Breznicë të Obiliqit.

Me këtë rast, E.K, 61-vjeçar ka përfunduar në pranga.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse (pronë e të dyshuarit), ku kanë gjetur dhe sekuestruar:

– një armë të gjatë M-48

– dy armë ajrore

– një armë artizanale etj.

Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën:

– Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve. /Klankosova.tv/

Read Previous

Njihuni me tregtarin më të kërkuar dhe të pakapshëm të armëve në botë

Read Next

Akanji zbulon një problem të madh me fanellën e re të Man City