Evropa Qendrore goditet nga “katastrofa”

Shërbimet emergjente janë duke u marrë me përmbytje të shumta në Evropën Qendrore dhe Lindore pasi reshjet kanë nxjerrë lumenjtë nga shtretërit duke dëmtuar mijëra shtëpi.

Stuhia “Boris” ka dalë të jetë fatale në Rumani. Katër persona kanë humbur jetën në rajonin e Galatit.

Në Republikën e Çekisë, janë evakuuar 51 mijë familje në zonat veriore të shtetit që po ashtu janë goditur nga ndërprerjet e rrymës.

Polonia ka bërë evakuime në zonën afër kufirit me Çekinë. 

“Edhe një herë po përballemi me efektet e ndryshimit klimatik, që po rriten dukshëm në kontinentin evropian, me pasoja dramatike”, ka thënë presidenti rumun Klaus Iohannis të shtunën.

Kryetari i një fshati në rajonin Galati të Rumanisë ka bërë të ditur se 700 shtëpi janë përmbytur.

“Kjo është katastrofë e përmasave të tmerrshme”, ka thënë Emil Dragomir./koha.net/

Read Previous

Italia gati të dërgojë azilkërkuesit e parë në Shqipëri

Read Next

Ish-koloneli amerikan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont