Britania në zi për princin Philip, homazhe në të gjithë vendin

An ardent Royals supporter pays tribute outside Windsor Castle, in Windsor, west of London, on April 9, 2021, following the announcement of the death of Britain’s Prince Philip, Duke of Edinburgh. – Prince Philip, the longest serving royal consort in British history who was a constant presence at Queen Elizabeth II’s side for decades, died on Friday aged 99, Buckingham Palace announced. (Photo by Ben STANSALL / AFP) (Photo by BEN STANSALL/AFP via Getty Images)

Homazhe me të shtëna armësh do të mbahen sot rreth Britanisë së Madhe, Gjilblartarit dhe nga luftanije në det, për bashkëshortin e Mbretëreshës Elizabetë, princin Pilip, i ndarë nga jeta të premten në moshën 99-vjeçare.

Siç bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, nga ora 12:00 e mesditës do të qëllohet 41 herë në qytete si Londra, Edinburgu, Kardif dhe Belfasti. Anijet e Marinës Mbretërore do të përshëndesin gjithashtu me armë Dukën e Edinburgut, i cili ka shërbyer si oficer i marinës gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Homazhet do të shfaqen online dhe në televizion dhe publiku inkurajohet t’i shohë nga shtëpia. Detajet lidhur me funeralin e Princit Philip pritet të bëhen të ditura gjatë orëve në vazhdim. Ceremonia mortore do të zhvillohet javën e ardhshme në Kapelën e Saint Xhorxh të Winsdor, me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë.

Sipas vullnetit të tij, Duka nuk do të ketë një funeral shtetëror dhe pjesëtarëve të publikut u kërkohet të mos marrin pjesë.

Flamujt në godinat qeveritare do të qëndrojnë në gjysmë shtizë deri në ditën e varrimit. Gjithashtu këmbana e Abacisë së Wenstminster do të bjerë 99 herë çdo 60 sekonda, për të nderuar çdo vit të jetës së Dukës. 

Read Previous

OBSH është kundër imunizimit me dy vaksina të ndryshme

Read Next

Arabia Saudite ekzekuton tre ushtarë për “bashkëpunim me armikun”