Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se kanë mbyllur për qarkullim pikëkalimin në Bërnjak pak orë pasi përfaqësues të disa shoqatave serbe bllokuan rrugët në pjesën serbe në tri pikëkalimet kufitare mes dy vendeve të premten pasdite, në shenjë proteste ndaj vendimeve të autoriteteve kosovare në veriun e Kosovës. Disa qytetarë që intervistuam thanë se janë kundër këtyre veprimeve të palës serbe.
Qytetarët kundërshtojnë veprimet e serbëve në pikat kufitare Kosovë – Serbi