Pogba planifikon rikthimin e bujshëm në futboll

Foto LaPresse – Daniele Badolato 20/12/2015 Modena ( Italia) Sport Calcio Carpi – Juventus Campionato di Calcio Serie A TIM 2015 2016 – Stadio “Braglia” Nella foto: Paul Pogba esulta per il gol del 1-3 Photo LaPresse – Daniele Badolato 20 December 2015 Modena ( Italy) Sport Soccer Carpi – Juventus Italian Football Championship League A TIM 2015 2016 – “Braglia” Stadium In the pic: Paul Pogba celebrates 1-3 goal

Pas një periudhe të gjatë jashtë fushës për shkak të rezultatit pozitiv për doping, Paul Pogba ka kaluar muajt e fundit duke stërvitur i vetëm. Aktualisht nën kontratë me Juventusin dhe me një pagë minimale, mesfushori është në pritje të vendimit përfundimtar lidhur me apelimin e tij për pezullimin katërvjeçar.

Vendimi nga CAS në Lozanë për rastin Pogba pritet të merret në javët e ardhshme. Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, ditët e fundit futbollisti ka dhënë një dëshmi sekrete në gjykatë.

Nëse ankesa e tij pranohet, ekziston mundësia që Pogba të rikthehet në fushë. Në fakt, ai mund të rikthehet për të luajtur në Arabinë Saudite, ku sheikët janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë. /Telesport.al/

Read Previous

Ministri Vengu: 146.7 milionë lekë për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore

Read Next

Përballja e parë Harris-Trump: Debati presidencial zhvillohet të martën në Filadelfia