Ministria e Drejtësisë: Projektligji për Specialen kërkon vlerësim të veçantë
Liverpooli po tenton që të rikthejë Luis Suarezin sërish në Ligën Premier.
Sulmuesi uruguaian ishte larguar nga The Reds për të kaluar në radhët e Barcelonës, ndërsa aktualisht luan te Atletico Madridi.
Forma e tij e lartë te Los Rojiblancos ka bërë që Liverpooli të tentojë të bind atë që të rikthehet sërish në Anfield.
Sipas asaj që raporton Todo Fichajes, uruguaiani nuk i ka raportet aspak të mira me trajnerin Diego Simeone dhe mund të largohet.
Kjo situatë e krijuar në grup, mund të jetë çelësi kryesor që Liverpooli të transferojë ish-anëtarin e Ajaxit.
Suarez besohet se është duke e kërkuar largimin në këtë verë, vetëm një sezon pasi kaloi nga Barcelona për pesë milionë euro.