Borrell pyet anëtarët e BE-së për sanksione të mundshme ndaj disa ministrave izraelitë

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të enjten se ai ka pyetur anëtarët e bllokut nëse duan të vendosin sanksione ndaj disa ministrave izraelitë për “mesazhe urrejtjeje” kundër palestinezëve që ai tha se shkelin ligjin ndërkombëtar.

Ai nuk përmendi asnjë nga ministrat izraelitë të cilëve i referohej dhe nuk specifikoi se cilat mesazhe kishte në mendje.

Por javët e fundit ai ka kritikuar publikisht, Ministri i Sigurimit Itamar Ben-Gvir dhe Ministri i Financave Bezalel Smotrich për deklaratat që ai i ka përshkruar si “të këqija” dhe “një nxitje për krime lufte”./reuters/

Read Previous

Zvicra do të heqë ndalimin e ndërtimit të centraleve bërthamore

Read Next

Lagjia Muhadër: Probleme me shtypje të ulët të ujit, ankohen banorët