Mancini lë hapur rikthimin tek Italia: Ku i dihet, një ditë mund ta fitojmë Botërorin së bashku

“Po sikur të më mungojë kombëtarja? Është e qartë se pozicioni im ideal ishte ai. Të stërvitja kombëtaren italiane ishte një nder dhe privilegj i madh për mua. Gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç pret, por sot angazhimi im absolut është me kombëtaren saudite. Ku i dihet, një ditë mund ta fitojmë edhe Botërorin së bashku…”

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të rikthehet te kombëtarja italiane. “Nëse kam vuajtur këtë verë gjatë Kampionatit Europian duke mos e parë më veten në atë stol? A mund të mos përgjigjem?” tha Mancini në një intervistë për “Il Giornale”.

“Statistikisht, është e pamundur ta fitosh Kampionatin Europian dy herë radhazi. Është e qartë se ne u gjendëm përballë një kombëtareje me djem pak më të rinj, me të cilët megjithatë kishim shkuar në fazën finale të Ligës së Kombeve, duke mundur Gjermaninë dhe Anglinë.”

“Kështu që, do të duhet pak më shumë kohë, edhe pse mendoj, ndryshe nga sa kam lexuar, se lojtarët në fushë janë teknikisht të mirë.”

Mbi dështimin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës: “Më rëndon shumë, sepse mund të kishim lënë një përshtypje vërtet të mirë.” /Telesport.al/

Read Previous

Çfarë duhet të dinë qytetarët e Ballkanit Perëndimor për rregullat e reja të hyrjes në BE?

Read Next

Admirali amerikan i NATO-s në Kosovë, diskuton për sigurinë me komandantin e KFOR-it