Karim Benzema thotë se Lionel Messi “bën gjithçka për Barcelonën”. Sulmuesi i Real
Madridit po përgatitet për një tjetër “El Classico” me një rival “shumë të
rrezikshëm”. Të shtunën do të luhet mes dy skuadrave që ndjekin titullin kampion
në Spanjë. Benzema bëri prognozën e tij për “La Liga TV”: “Katalanasit gjithmonë
kanë zotërim topi, një portier të mirë dhe Messin, lojtarin që bën gjithçka për
Barcelonën. Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ai është shumë i rrezikshëm”.
Sidoqoftë, Benzema është lojtari më i mirë për ekipin e Zidane në këtë sezon, ndaj
prozhektorët janë edhe mbi të. Ai ka marrë rolin kryesor te të bardhët, që kur
Cristiano Ronaldo u largua te Juventusi më 2018. Francezi ka shënuar 24 gola në të
gjitha garat, në këtë edicion. Lidhur me formën e tij, sulmuesi transalpin shtoi: “Nuk
e di nëse është sezoni im më i mirë, çdo vit e lloj nga e para dhe dua të
përmirësohem nga i mëparshmi. Kam shënuar jo pak gola dhe do të vazhdoj të punoj
për ta ndihmuar ekipin tim. E rëndësishme është të tosh me skuadrën, jo arritjet
personale.
Ndihem i lirë në fushë, bëj atë që dua, ndihmoj ekipin në ndërtimin e lojës, përfundoj
aksionet. Nuk kanë mbetur edhe shumë lojëra, ndaj ky kampionat do të vendoset në
fund. Është shumë e vështirë, por ne duhet ta trajtojmë çdo ndeshje sikur të ishte
nale”.