Enzo Maresca zbulon objektivat që i janë vendosur nga Todd Boehly

Maresca e ndërroi Leicester Cityn me Chelsean në fillim të kësaj vere dhe ndërsa ai mund të jetë i emocionuar për drejtimin e Bluve këtë sezon, fushata e tyre parasezonale ka qenë e tmerrshme. Dhe megjithëse ata kanë nënshkruar me 10 lojtarë dhe kanë shpenzuar 185 milionë funte (239.5 milionë dollarë), Maresca tha se ai nuk është nën presion për t’i siguruar Chelsea një top-katërshe në sezonin 2024-2025.

Ai u tha gazetarëve: “Ajo që mund të them është se askush nga klubi nuk më kërkoi për Ligën e Kampionëve këtë vit. Askush nuk tha se duhet të përfundojmë në katër të parët. Ajo që ata thanë është se ne duhet të arrijmë hap pas hapi dhe të konkurrojmë. Nëse më pyesni mua, ëndrra ime është të konkurroj me skuadrat që në këtë moment po dominojnë futbollin anglez. Një objektiv shumë i mirë tashmë [është] kur pronari, drejtorët sportivë, menaxherët dhe lojtarët të gjithë kanë të njëjtën ide se ne po shkojmë në të njëjtin drejtim.”/goal.com/

Read Previous

Lindja e Mesme nuk gjen qetësi, SHBA kërkon armëpushim

Read Next

Zgjedhjet më 9 shkurt, a është e gatshme KQZ-ja?