Ministria e Arsimit hap tenderin për ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë.
Përmes një postimi në rrjetin scoial facebook, Ministrja e Arsimit znj.Arbërie Nagavci njofto për hapjen e tenderit për ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë.
Postimi i plot i Ministres Nagavci:
“Lajm i mirë për Universitetin e Gjakovës
Kemi hapur tenderin për ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë në kampusin e Universitetit të Gjakovës, faza e parë.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 3,600,000.00 euro ndërsa kohëzgjatja e kontratës 36 muaj nga dhënia e kontratës.
Afati i fundit për pranim të tenderëve është 25.09.2024 andaj ftoj të gjithë ata që i plotësojnë kushtet që të aplikojnë.
Si Ministri e Arsimit jemi të interesuar që në të gjitha Universitetet të sigurojmë mjedise të duhura për studentët tanë.”