Shtohet fluksi i automjeteve në dalje të Kosovës, pritjet deri në 5 orë

Pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova, nuk po ulen, përkundrazi ato sa shkojnë e rriten.

Në pikën kufitare të Merdarit, pritjet vijojnë deri në pesë orë, e kolonat afro dy mijë metra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare, Dheu i Bardhë gjithashtu pritje ka deri në një orë e gjysmë, në Muçibabë 40 minuta dhe në Mutivodë deri në gjysme ore.

Në pikat tjera, nuk ka dhe aq fluks të madh të pritjeve, maksimalja deri në 15 minuta./21Media

Read Previous

Çmime të volitshme, por pak blerës në tregun e fshatit Rogovë

Read Next

A mund të dëbojë vërtet Trumpi një milion emigrantë?