Kush janë shqiptarët e UDB-së që i përmendi Enver Dugolli?

Ish-i burgosuri politik, Enver Dugolli, ka zbuluar emrat e disa shqiptarëve që shërbenin në UDB dhe që ishin përgjegjës për torturat ndaj tij dhe të tjerëve.

Emrat që përmendi Dugolli janë; Ajet Istogu, Isa Bunjaku, Lutfi AjaziHamëz Hajra, e Tahir Shala [polic i komunikacionit që ka keqtrajtuar dhe rrahur një plak].

Sipas ish-të burgosurit politik, Enver Dugolli, Isa Bunjaku ishte më i tmerrshmi ndër ta, i njohur për përdorimin e torturës brutale dhe dhunës fizike.

Dugolli për Ajet Istogun si udbash ka thënë se përpos detyrës së tij si punëtor i devotshëm-arsimtar, ai tentoi të kryente edhe linçimin, torturën e shantazhim.

Read Previous

KEDS njofton se sot ka ndërprerje të energjisë në Gjakovë

Read Next

Ish i burgosuri politik rrëfen torturat që i bënë shqiptarët e UDB-së