Ndalohet importi i kafshëve të gjalla nga Rumania dhe Greqia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka  bërë të ditur se nxjerrë vendim për ndalimin e importit për të deleve dhe dhive nga shtetet e prekura me sëmundjen e kafshëve, nga Rumania dhe Greqia.

Sipas kësaj agjencie ky vendim ka ardhur duke bazuar në situatën epidemiologjike të raportuar për shpërthimin e sëmundjes mortaja e ruminantëve të vegjël– dele dhe dhi në këto vende.

“Duke u bazuar ne situatën epidemiologjike të raportuar  nga organizata WOAH (Organizata Botërorë për Shëndetin e Kafshëve ) dhe ADIS ( Sistemi i lajmërimit të sëmundjeve të kafshëve në BE), për shpërthimin e sëmundjes Mortaja e ruminantëve të vegjël ( Dele, Dhi) Agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë sot, ka nxjerrë vendim për ndalimin e importit për kafshë të gjalla të llojit Dele, Dhi nga shtetet e prekura me sëmundje, Rumani dhe Greqi. Nga zonat e caktuara të këtyre shteteve si regjione të prekura me ketë sëmundje ndalohet importi edhe i kafshëve të llojit gjedhë. Kjo për të penguar ose mos lejuar përhapjen e kësaj sëmundje”,  thuhet në njoftim.

Kurse nga zonat e lira kafshët e llojit gjedhë lejohet importi në territorin e Republikës se Kosovës.

“Masat parandaluese për të penguar përhapjen e sëmundjes janë të vendosura nga autoritete kompetente të këtyre dy shteteve. Ata nuk lëshojnë dokumente apo certifikata mbi gjendjen shëndetësore për kafshët e fermave nga zonat e prekura. Ne si autoritet vendimin e kemi nxjerrë duke u bazuar në praktikat ndërkombëtare të tregtimit të kafshëve të gjalla mes vendeve”.

“Kjo si masë shtesë për të forcuar kontrollin në pikat kufitare  për parandalimin e hyrjes se kafshëve të infektuara. Gjithmonë duke respektuar rregullat nacionale të legjislacionit në fuqi. Fermerët mbajtës të deleve dhe dhive udhëzohen të ngrisin masat biosigurisë në ferma. Për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të raportojnë tek veterinari”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. 

Konsumatorët nuk kanë nevojë të shqetësohen,sepse sipas AUV-it sëmundja është e karakterit ekonomik dhe ajo nuk përhapet tek njerëzit./rtklive

Read Previous

Rama: Aksesimi i destinacioneve të sporteve të aventurës disafishoi hartën turistike të Beratit

Read Next

A është Kosova vend tërheqës për investime nga diaspora?