Tentoi ta korruptonte policin kufitar me 5 euro, arrestohet një person

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar mëngjesin e së shtunës nën dyshimet për dhënie ryshfeti.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës shtetasi maqedonas  kishte ofruar 5 euro zyrtarit policor me qëllim të shpejtimit të procedurës në pikë-kalimin kufitar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që i kishte ofruar 5€ zyrtarit policor që të shpejtojë procedurën e kalimit të kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Indeksonline.net/

Read Previous

Caktohet data, ja kur do të përballen në debat publik Trump dhe Harris

Read Next

Gjykata ia vazhdon edhe për dy muaj masën e paraburgimit administratorit të “Albkings”