Policia shqiptoi 2449 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2499 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 38 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 83 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 22 persona, ndërkaq 16 persona janë dërguar në mbajtje./rtklive

Read Previous

Enzo Fernandez u ka kërkuar falje personale bashkëlojtarëve të tij në Chelsea

Read Next

Kanos me armë një person për shkak të borxhit, arrestohet