ATK fton bizneset në ndërtimtari të deklarojnë punëtorët

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka ftuar bizneset që operojnë në fushën e ndërtimtarisë të deklarojnë punëtorët.

“Thirrje për bizneset e ndërtimtarisë. ATK ju inkurajon që të paguani saktësisht tatimet të deklaroni punëtorët tuaj dhe të jeni në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore në aspektin e tatimeve. Përmes kësaj qasje, jo vetëm që kontribuoni në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë sonë, por gjithashtu garantoni mirëqenien e punonjësve dhe rritjen e besimit të klientëve tuaj”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /RTKlive/

Read Previous

Ministrja Haxhiu: Kushtetuesja ka vonuar publikimin e aktgjykimit për Byronë

Read Next

Maqedonci: FSK-ja po ndërtohet në vazhdimësi në forcë me standarde të NATO-s