Ministrja Haxhiu: Kushtetuesja ka vonuar publikimin e aktgjykimit për Byronë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për vonesën e publikimit të aktgjykimit të plotë për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka pyetur se edhe sa ditë i duhen Kushtetueses që ta publikojë aktgjykimin e plotë të ligjit, pasi sipas saj, janë bërë 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim çështjen.

“Edhe sa ditë të tjera i duhen Gjykatës Kushtetuese? Kanë kaluar më shumë se një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë. Rrjedhimisht, po bëhen 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim këtë reformë të rëndësishme”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve. /RTKlive/

Read Previous

Trump i del në mbrojtje agjentes të Shërbimit Sekret pas kritikave që ajo mori

Read Next

ATK fton bizneset në ndërtimtari të deklarojnë punëtorët