Gërmimet arkeologjike zbuluan “thesarin” në Lin, Rama: Po përgatitet vendimi për shpalljen zonë arkeologjike

Ekipi shqiptaro – zvicerian ka rinisur kërkimet shkencore në fshatin Lin, aty ku janë zbuluar gërmime të rralla arkeologjike. 

Rezultatet e para dhe datimet e materialit arkeologjik të realizuara në Universitetin e Gjenevës në Zvicër me mbështetjen e Universitetit të Oxford-it në Angli, e rendisin vendbanimin palafit “Lin 3” si vendbanimin më të vjetër të kësaj tipologjie në Europë.

Gjatë këtij sezoni, arkeologët do të përqëndrohen në thellimin e njohurive mbi shtrirjen e këtij vendbanimi, kompleksitetin e ndërtimit, si dhe lidhjet e tij me sitet arkeologjike të së njejtës periudhë në pellgun e Korçës, shkruan kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”.

“Duke vlerësuar rëndësinë e këtij zbulimi arkeologjik, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, janë duke punuar për përgatitjen e vendimit për vënien në mbrojtje dhe shpalljen e tij zonë arkeologjike, e cila pritet të finalizohet brenda vitit 2024”. /GazetaSinjali/

Read Previous

Çitaku konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Osmanit për zgjedhje

Read Next

Ibrahimovic zbulon se çfarë i ka thënë Alvaro Moratas për ta bindur t’i bashkohet Milanit