Gjendja në pikë-kalimet kufitare, ja ku ka pritje më të gjata

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përket pritjeve në pikat kufitare.

Sipas kësaj qendre pritja më e gjatë është regjistruar te Dheu i Bardhë ku për të hyrë në Kosovë duhet të pritet dy orë, ndërsa kolona ka arritur deri në një mijë metra.

Ndërsa, në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë po zgjasin 10 deri në 15 minuta, kurse në Muçibabë 5-10 minuta.

Në pikë-kalimet tjera kufitare pritjet janë 5-10 minuta.

Read Previous

LVV kërkon dorëheqjen e drejoreshës së shëndetësisë në Gjakovë

Read Next

Departamenti i Shtetit i themeluar para 235 vjetësh