Elon Musk paralajmëron lansimin e robotëve humanoidë

Shefi i Teslas, Elon Musk, ka njoftuar se prodhuesi i makinave elektrike nga 2025-a do të nisë prodhimin dhe përdorimin e robotëve humanoidë.

Ai ka bërë të ditur se robotët që imitojnë njerëzit në pamje dhe lëvizje do të shfrytëzohen fillimisht në Tesla, e pastaj do të dalin në treg, në 2026-n.

Miliardi i teknologjisë kishte deklaruar se roboti i quajtur Optimus do të përdorej sivjet në Tesla.

“Tesla do të ketë robotë humanoidë vërtetë të dobishëm për përdorim të brendshëm për vitin e ardhshëm, shpresojmë. Prodhimi i lartë për kompani të tjera do të bëhet në vitin 2026”, është shprehur Musk në platformën që e udhëheq vetë, X.

Musk është fokusuar moti në investimin e robotëve./Koha.net

Read Previous

Biden dhe Netanyahu do të takohen më 25 korrik

Read Next

Kush është Kamala Harris dhe a do të bëhet ajo gruaja e parë presidente e SHBA-së?