Formula 1/ Verstappen: Shumë baltë mbi mua! Përplasja? Faji i Hamiltonit

Nuk ishte një fundjavë e lehtë kjo që lamë pas për pilotin Max Verstappen dhe Red Bull-in. Skuderia kishte pritshmëri të mëdha përpara Çmimit të madh të Hungarisë, që përbënte raundin e 13-të të Kampionatit Botëror të Formula 1.

Përditësimet në makinën e kampionit në fuqi nuk dhanë rezultatet që priteshin. Në fund të garës, McLaren rezultoi makina më e mirë, siç u dëshmua nga dyshja Piastri-Norris. Të cilët u renditen në dy vendet e para.

Në të njëjtën kohë, Verstappen u tradhtua nga nervat, duke u përplasur me Lewis Hamilton. Si pasojë përfundoi në vendin e pestë, pas Ferrarit të Charles Leclerc.

Të shumta ishin kritikat për 26-vjeçarin për sjelljen kundrejt skuadrës së tij. I pyetur në përfundim të garës, kampioni i trefishtë i botës reagoi ashpër përpara kamerave.

“Mund të dalin të gjithë dhe të flasin për mua. Hodhën shumë baltë mbi emrin tim në garën e kaluar. Për mua lë të shkojnë në ferr… Nuk më intereson aspak”.

Për përplasjen me Lewis Hamilton, çka rëndoi edhe pozitën e tij në garë, Verstappen u shpreh:

“Ai më bllokoi! Po mundohesha të lëvizja, por pashë që makina e tij vazhdonte të vinte drejt meje. Do të ishim përplasur më herët nëse unë nuk do të manovroja”, përfundoi deklaratën e tij piloti holandez. /Supersport.al/

Read Previous

“Fitorja e Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA mund t’i japë fund luftës në Ukrainë”

Read Next

Man City e ka gjetur zëvendësuesin ideal të De Bruynes