Gara në mes të Ferrarit, Bugattit dhe veturave tjera luksoze, gjobiten shoferët

Policia ka parandaluar disa gara të shpejtësisë në autostradë.

Siç njofton policia, garat ishin duke u zhvilluar pas mesnate në autoudhën Bibaj – Babush.

Ndaj tre shoferëve u shqiptua gjoba prej 400 euro, si dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 € dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, thuhet në njoftim.

Në fotografitë e publikuara nga Policia shihet se garat ishin duke u zhvilluar mes disa veturave, në mesin e tyre edhe një veturë Bugatti dhe Ferrari./Telegrafi/

Read Previous

Vjedhje e rëndë në një shtëpi, hajnat vodhën mbi 40 mijë euro para dhe stoli ari

Read Next

Izraeli urdhëron evakuimin e civilëve nga zona humanitare e Gazës