Bislimi thotë se në Bruksel i dërguan 7 faqe me komente

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi, ka folur për dorëzimin e komenteve sa i përket planit të implementimit të marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel dhe Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Bislimi ka thënë se dje kanë dërguar një dokument 7 faqesh me komente dhe kanë marrë konfirmimin se dokumenti ka arritur në zyrën e Josep Borrell.

Në këtë dokument, Bislimi thotë se kanë sqaruar edhe një herë tri siguresat që i kanë kërkuar sa i përket hapave që duhet ndërmerren lidhur me marrëveshjen e arritur.

“Ne kemi sqaruar edhe një herë arsyen se pse kemi insistuar në këto siguresa gjatë takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe Josep Borrellit e Miroslav Lajçakut. E para është formalizimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës që ish-kryeministrja Brnabiq kishte deponuar në Bruksel. Garanca e tretë është dorëzimi i Radoiçiqit”, ka thënë Bislimi në KTV.

Ai gjithashtu ka shprehur brenga dhe kritika për emiaarin sllovak, Miroslav Lajçak, rreth asaj se si duhet të zbatohet marrëveshja e arritur.

Bislimi ka thënë se ka pasur tendenca nga Miroslav Lajçak që obligimin e Serbisë për të mos e penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare ta zbres poshtë sa i përket planit të implementimit.

Read Previous

Shqipëri – Kroaci, mes 10 sfidave më të bukura të Euro 2024

Read Next

Lehtësohen problemet kibernetike pas ndërprerjeve masive