Man Utd arrin marrëveshje me ‘yllin’ e PSG-së

Klubi anglez, Manchester United thuhet ka rënë dakord për kushtet personale me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Manuel Ugarte.

Djajtë e Kuq gjatë ditës së djeshme (e enjte) kanë mbyllur transferimin e mbrojtësit 18-vjeçar, Leny Yero, nga Lille.

Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez nuk duan ta lënë me kaq, pasi tashmë kanë gati goditjen e dytë të madhe në këtë afat kalimtar.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, United ka arritur marrëveshje me mesfushorin uruguaian të PSG-së, Ugarte.

“Manchester United ka rënë dakord për kushtet personale me Manuel Ugarte”.

“Të diskutuara kushtet e kontratës, lojtari i etur për të kaluar te United edhe pa futbollin e Ligës së Kampionëve”.

“Bisedimet klub me klub vazhdojnë me PSG-në, pasi më shumë klube e kërkuan gjithashtu. I njëjti agjent si Leny Yoro: Jorge Mendes”, ka shkruar Romano. /Telegrafi/

Read Previous

Trump pranon nominimin e republikanëve për president

Read Next

Një person sulmon dy shtetas të huaj