Shefi i EULEX-it, Barbano: Do ta vazhdojmë mbështetjen për Shërbimin Korrektues

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë me kënaqësi në në Ceremoninë e Diplomimit të Gjeneratës së 44-të të 64 kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në platformën X, ai e ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së EULEX-it.

“Me kënaqësi të marrë pjesë në Ceremoninë e Diplomimit të Gjeneratës së 44-të të Trajnimit Profesional të Oficerëve Korrektues për 64 kadetët e Shërbimit Korrektues të Kosovës”.

“Duke ju uruar të gjithë të diplomuarve më të mirën në përpjekjet e tyre dhe ritheksoj mbështetjen e EULEX-it për SHKK-në”, ka thënë Barbano. /GazetaSinjali/

Read Previous

Deri në një orë pritje për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

Read Next

Skuadra nga Premier Liga angleze kërkon transferimin e “yllit” shqiptar