Luis Suárez pëson një dëmtim të muskujve në këmbën e majtë. Lojtari, pasi ndjeu
disa shqetësime në stërvitje, këtë të mërkurë, iu nënshtrua testeve mjekësore, që
konfirmuan dëmtimin e bomberit uruguajan.
Evolucioni mbetet në pritje, në varësi të diagnozës do të përcaktohet nëse do të jetë
në gjendje të përballet me ndeshjet e radhës të ekipit “rojiblanco” apo jo.
Diego Simeone mban frymën, sepse ky lëndim vjen në momentin më krucial të
kampionatit, kur Barcelona është vetëm një pikë larg kreut dhe titulli më në
“ankand” se kurrë në La Liga.