Ditën e djeshme rreth orës 12:10 është raportuar që varrezat e qytetit të Gjakovës janë përfshirë nga zjarri. Rrethanat e zjarrit ende janë të panjohura për njesitin policor, raporton zëdhënësi i policisë për mediumin Syri. Nga zjarri është djegur bari i thatë dhe është dëmtuar një varr, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë arritur në kohë ekipi i zjarrfikësve dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Raporti i plotë i policisë:
“Raportohet se në rrethana të panjohura ishin përfshirë nga zjarri hapësira e varrezave, ku ishte djegur bari i thatë dhe ishte dëmtuar një varr. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin“, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.