Osmani takon Hargreaves

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Presidentja Osmani, sikurse në samitet e kaluara, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

“Presidentja dhe ambasadori diskutuan për temat që do të trajtohen në këtë Samit, përfshirë nevojën e përpjekjeve kolektive për ta mbrojtur demokracinë, si dhe për kontributin e Kosovës në këto tema”, njofton Presidenca.

Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar, me pjesëmarrje të rreth 50 liderëve dhe përfaqësuesve evropianë./rtklive

Read Previous

Kurti pret në takim drejtoreshën e NDI-së

Read Next

​Disa biznese “injorojnë” vendimin për kufizim të orarit të punës