Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj personit që kreu vrasjen në Bardhaniq të Gjakovës

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit C.I., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje në tentativë”, si dhe, “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas aktakuzës, në muajin Korrik të vitit 2020, në fshatin Bardhaniq, komuna e Gjakovës, i pandehuri C.I., me dashje, ka privuar nga jeta N.M., në shtëpinë e tij, ku përderisa tani i ndjeri ishte në dhomën e gjumit, i pandehuri e merr në kuzhinë një thikë e një çekan hekuri, ku e përdorë për ta hapur derën e dhomës, dhe e godet atë me thikë disa herë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Në dhomën e gjumit ishte prezent edhe bashkëshortja e tij, D.M, ku i pandehuri e godet edhe atë me thikë në krahun e majtë dhe në dorën e djathtë. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu i njëjti shkon edhe në dhomën tjetër ku ishte prezent djali i viktimës, M.M., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Me këto veprime i pandehur ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë””, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri C.I., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Read Previous

3 metoda efektive që përdorin psikologët kunder stresit

Read Next

Ç’duhet të dini për lemzën, si shenjë të Covid-19!