Brazili për herë të parë regjistron mbi 4 mijë të vdekur nga COVID-19 për një ditë

Brazili ka regjistruar më shumë se 4 mijë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, për herë të parë.

Spitalet janë të mbingarkuara me njerëz që po presin për tretman mjekësor, derisa sistemi shëndetësor ka kolapsuar në disa qytete.

Vdekjet në vend kanë shkuar në pothuajse 337.000.

Por presidenti, Jair Bolsonaro ka vazhduar ta kundërshtojë çfarëdo mbyllje në mënyrë që të ulet numri i të infektuarve.

Ai argumenton se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se çfarëdo efekti që ka koronavirusi./GazetaSinjali

Read Previous

AAK i kërkon Albena Reshitajt që ta dorëzojë mandatin pasi e votoi Vjosa Osmanin për presidente

Read Next

Sot zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, vëmendja në Prishtinë