70 aksidente trafiku për një ditë në Kosovë, 34 prej tyre me të lënduar

Rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion është ngritur si një shqetësim i madh në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për aksidente të shumta dhe në shumicën prej këtyre rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes dhe shkeljes së rregullave.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, Policia ka raportuar për 70 aksidente në trafik.

Prej tyre, 34 kanë qenë me të lënduar, teksa 36 të tjerë me dëme materiale.

Fatmirësisht, brenda kësaj periudhe nuk ka pasur aksidente me fatalitet.

Kujtojmë se mesatarja e vdekjeve në trafik, në 21 vjetët e fundit, shkon në 133./Sinjali/

Read Previous

​Protestojnë sot punëtorët teknik të Kuvendit

Read Next

​Ministri i Shëndetësisë dhe kryeshefi i Inspektoratit Policor raportojnë në komisione