Veseli: Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë
Banorët e rrugës “Tahir Efendija” e cila së fundmi është kthyer në rrugë me qarkullim një-kahor, thonë se po e kanë shumë të vështirë të jetojnë aty. Sipas tyre aty shoferët po ngasin makinat me shpejtësi shumë të lartë, gjë që po i bën të ndjehen të rrezikuar, e të mos gjejnë qetësi asnjëherë.