Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos ndizni zjarre

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës theksoi se duke iu referuar temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve, dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.

“Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanti Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktiviteti qё mund tё shkaktojë zjarre gjatё pёrdorimit si shkrepsa, cigare, grilla dhe zjarre nё natyrё”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. /RTKlive/

Read Previous

Berati, 16 vjet në trashëgiminë botërore të UNESCO-s

Read Next

Zbulohen detajet e marrëveshjes së Joshua Zirkzee me Man Utd