Veseli: Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë
Shqipëria do të përfaqësohet me tetë sportistë në Lojërat Olimpike, që do të mbahen prej datës 26 Korrik deri më 11 Gusht 2024, në Paris.
Team Albania përbëhet nga 4 sportistë që kanë siguruar kualifikimin direkt, me Luiza Gegën në Atletikë, që do të garojë në 3000m me pengesa.
Mundësi Zelimkhan Abakarov do të garojë në stilin e lirë në peshën 57 kg, Islam Dudaev në mundje stil i lirë do të garojë në peshën deri në 65kg dhe Chermen Valiev në mundje stil i lirë do të garojë në peshën 74kg.
Team Albania ka siguruar edhe 4 ftesa, me Franko Burraj në Atletikë 100m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25m pistol dhe 10m Air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100m stil i lirë.
Prezantimi zyrtar i Team Albania dhe dorëzimi i Flamurit Kombëtar do të bëhen me 15 Korrik 2024. /Albanianpost.com