Policia e Kosovës për një ditë ka regjistruar gjobat e trafikut në tërë territorin e vendit tonë.
Gjithsej, 2 mijë e 280 njerëz u gjobitën në komunikacion.
Po ashtu, në raportin e policisë, janë dhënë detaje edhe për aksidentet e personat e arrestuar në 24 orët e fundit.
24 aksidente me të lënduar e 32 me dëme materiale shënohen brenda një dite në Kosovë.
Ndërkaq, 22 person janë arrestuar e 13 janë dërguar në mbajtje.